Lezhe, atentat kreut te komunes se Blinishtit

05/08/2009 08:15

Nje ngjarje e rende eshte regjistruar para pak minutash ne qarkun e Lezhes, ku si pasoje e nje atentati ka mbetur i plagosur kryetari i komunes Blinisht, Jak Zhuba.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave Zhuba u qellua me arme zjarri.

Sipas burimeve, agjentet e antikrimit kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe nga hetimet paraprake kane arritur te identifikojne autorin.

Behet fjale per nje 22 vjecar, i cili pasi ka kryer atentatin eshte larguar nga vendngjarja.

Burimet shtojne shtojne me tej se shkak i atentatit dyshohet te kete qene nje grindje e castit.

Top Channel