SHBA, mashtroi 2 milione USD, lirohet shqiptari

04/08/2009 09:05

Lirohet shqiptari i akuzuar ne SHBA per mashtrimin e 2 milione dollareve.

Gjergji Hajati ka lene qeline pas nje garancie pasurore prej 30 mije USD. Sipas te dhenave nga Interpoli, Hajati u prangos disa muaj me pare ne Shqiperi per llogari te FBI-se, ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit.

Pas disa vendimeve gjyqesore, ai eshte ekstraduar ne SHBA, ku iu nenshtrua nje procesi gjyqesor dhe informacionet qe vijne nga Amerika flasin se Hajati eshte liruar kundrejt nje garancie pasurore.

Ai ka derdhur ne banken e Konektikatit nje shume prej 30 mije USD, shume e kenaqshme sipas autoriteteve vendase per te fituar lirine pas arrestit ne Shqiperi.

Nga te dhenat e marra rezulton se hetimi nga Hajati do te realizohet ne gjendje te lire.

Sipas drejtesise shqiptare, pas arrestimit, Hajati i eshte dorezuar mareshaleve amerikane. Ai u eshte dorezuar ne Rinas mareshaleve te SHBA-se, te cilet ndihmuan ne arrestimin e tij, teksa po tentonte te hynte ne Shqiperi nga kufiri me Malin e Zi.

Per 31-vjecarin shqiptar, i cili njihet me emrin Gjergji Hajati, ishte leshuar urdher-arresti qe me 24 janar te nje viti me pare nga Gjykata e Distriktit te Konektikatit.

Pak kohe me pare, Gjykata e Tiranes ka vendosur pro ekstradimit te tij ne drejtim te SHBA-se, i cili akuzohet per mashtrim me poste.

Ai akuzohet se ka perfituar me ane te mashtrimit rreth 2 milione dollare amerikane nga bankat lokale.
Pak dite para shpalljes ne kerkim nga agjentet e FBI-se, shkodrani me shtetesi amerikane, Gjergj Hajati, eshte larguar nga SHBA-ja, ndersa kishte marre rrugen e rikthimit ne Shqiperi, duke tentuar te futej nepermjet Malit te Zi.
Me kerkese te Zyres Federale te FBI-se, Gjykata e Distriktit te Konektikatit ne Harford, ka caktuar ndaj shkodranit, me 24 janar 2008, masen e sigurise “arrest me burg” ne mungese.

Top Channel