Malaj: Kam platformen time per PS

04/08/2009 18:15

Deputeti socialist Arben Malaj ka shprehur ambicjen e tij per te menaxhuar Partine Socialiste pas zgjedhjeve te 28 qershorit qe e nxorren ate serish ne opozite.

Ne nje interviste per VOA, Malaj ka rrefyer planet e tij per te nxjerre ne pah efikasitetin e opozites ne Parlamentin e ri shqiptar.

“Me nje grup ekspertesh dhe kolegesh une po punoj per te paraqitur modelin tim ne Kongresin e 29 gushtit dhe prioriteti yne eshte angazhimi ne institucione. PS nuk duhet ta braktise Parlamentin, por te jape eficencen e saj”, ka deklaruar Malaj.

Deputeti socialist ka folur edhe per rolin e kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve, duke kerkuar nga ai respektimin e filozofise qe futi ne PS.

“Shpresoj qe Rama t’i permbahet filozofise se tij. Rama duhet te mbahet si njeriu qe solli nje pergjegjesi per humbjen dhe qe nuk duhet ta zhkaravise kete filozofi”, eshte shprehur Malaj.

Me tej, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti ka theksuar se, pavaresisht se eshte nje vend anetar i NATO-s, Shqiperia nuk i permbushi standartet e kerkuara nga BE.

“Keto zgjedhje do te rezultojne nje shans i humbur per standartet evropiane. Do te jete OSBE/ODIHR qe do te jape fjalen e fundit, por mund te themi se standartet nuk u plotesuan”, ka shtuar Malaj.

Top Channel