Greqi, shtiret si i semure, arratiset shqiptari

04/08/2009 09:25

Nje i ri shqiptar eshte arratisur nga burgu i sigurise se larte Koridhalos ne Greqi, por pak ore me vone eshte rivene ne pranga.

Sipas agjencise se lajmeve NOA, autoritetet refuzuan te publikojne emrin e te arratisurit, por thane se ai ishte nen hetim ne gjendje paraburgimi, me akuza per nje seri grabitjesh ne Athine.

Ngjarja ndodhi dje, ne oren 6:20, ne burgun e Koridhalosit, qe gjendet ne periferi te kryeqytetit grek, Athine. 25-vjecari nga Shqiperia arriti te manipuloje forcat policore te sigurise dhe gardianet, duke u shtirur si i semure.

Ai eshte derguar ne spitalin shteteror “Erithros Stavros”, per t’u vizituar dhe per t’iu dhene ndihma e kerkuar mjekesore.
Nga ambientet e spitalit, te reparti A i kirurgjise, 25-vjecari ka arritur qe, edhe pse ruhej nga disa forca policore, te cante rrethimin, duke fituar lirine qe zgjati vetem disa ore.

Forca te  nderhyrjes se shpejte arriten te lokalizojne te dyshuarin, i cili u kap brenda nje makine ne rajonin e Ambelokipon, ku po levizte ne perpjekje per t’i shpetuar nje riprangosjeje te mundshme.

Sot parashikohet qe i dyshuari per seri grabitjesh te dale edhe nje here para gjykates, ku do te vleresohet masa e re e sigurise, kete radhe per arratisje nga mjediset e vuajtjes se denimit.

Top Channel