Vdekja qe vjen nga treni

03/08/2009 15:45

Treni ka aksidentuar rëndë një 16-vjecar paraditen e sotme. Shtetasi Genc Skrashi nga Paskuqani ka qënë duke kaluar shinat e trenit dhe nuk ka vënë re trenin që është afruar me shpejtësi. Si pasojë 16- vjecari është plagosur rëndë.

Vetem ne pak muaj pikerisht ne kete segment hekurudhor treni perplasi per vdekje nje tjeter shtetas, duke krijuar pasiguri ne kete zone e cila per kilometra te tera ka ndertesa vetem pak metra afer shinave.

Pothuajse qe ne stacionin qendror te Tiranes, e deri ne afersi te sSukthit, ka ndertesa te ndertuara kohet e fundit ne afersi te segmentit hekurudhor.

Por ndersa masakra urbane ka vazhduar me ritmet e saj te shpejta, transporti hekurudhor ne vend mbahet vetem per evidence zyrtare pasi ka kohe qe del me humbje te pallogaritshme per shtetin shqiptar. Vete banoret e zones akuzojne trenistet per shpejtesine ne zonat e banuara.

Top Channel