Fytyra e parlamentit te ri

03/08/2009 17:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nga krahasimi i listave me deputetet e legjislatures se shkuar, vetem 67 prej tyre do te bejne pjese edhe ne parlamentin e ardhshem.

73 deputete nuk benin pjese ne legjislaturen e shkuar. Prej tyre 37 deputete te rinj i perkasin Partise Socialiste, 33 Partise Demokratike, 2 LSI-se dhe 1 PDI-se.

Kjo parti, ashtu si edhe deputeti i saj, hyjne per here te pare ne parlament. Nje rast i vecante eshte ai i Sokol Olldashit. Fitues ne 2005 ne Shijak, ai dha doreheqjen ne mes te legjislatures se shkuar, per te garuar per Bashkine e Tiranes.

Sokol Olldashi shenon rifutjen e tij ne parlament, kesaj here si deputet i qarkut te Fierit.

Por parlamenti i ri, pervecse eshte rinovuar ne 52% te deputeteve, ka nje dyfishim te numrit te femrave.

Nga 10 deputete qe kishte parlamenti i shkuar, i riu do te kete 20. Prej tyre, 13 deputete do te ulen per here te pare ne kete salle.

Ne total, Partia Socialiste do te kete 11 deputete, kurse Partia Demokratike 9. Numri total i partive te perfaqesuara ne parlament do te jete 5.

Partia Demokratike, Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Partia Republikane, Partia Demokraci dhe Integrim.

Sipas rregullores se parlamentit, per te krijuar nje grup parlamentar duhen te pakten 7 deputete.

Ndaj pervec Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, asnje prej partive te tjera nuk mund te kete nje grup parlamentar.

Top Channel