Akuzat e PS-se per Berishen, reagon PD-ja

03/08/2009 17:55

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave te Partise Socialiste ne lidhje me pasurine e kryeministrit Sali Berisha. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli ka deklaruar se kreu i PS-se, Edi Rama nepermjet zhurmes qe po ben po fsheh humbjen dhe friken.

“Sot Edi Rama humbesi i madh, kryetari pa mandat i PS-se, duke lene menjane pasurite qe ka ne Evrope apo ndertimin e fshatrave turistike ne Spanje, ndertimin e qytezes se perbashket me Delijorgjin apo 70 perqind te lejeve te ndertimit ne Tirane qe ndan me miqte e tij, nxori sot per te folur per pasurite e kryeministrit dhe familjareve te tij, trafikantin e qenieve njerezore apo ortakun e narkotrafikantin Fatos Gjura, Taulant Ballen”, eshte shprehur Mehilli.

“Me zhurmen e tij, Edi Rama pervecse po perpiqet te fshehe humbjen po perpiqet te fshehe friken dhe tronditjen qe e ka kapur nga pasurite qe i ka pervetesuar dhe i fsheh me nje sere kompanish si “2K”, “Atelier 4”, Studion e Shkrelit etj. Ndersa zedhenesit te tij, ortakut te narkotrafikantit Fatos Gjura, i themi se jane te pakte ata qe i nxjerrin te ardhurat dhe e sigurojne jetesen me para te nxjerra nga droga apo si narkotrafikant i qenieve njerezore dhe i themi se edhe ty te pret i njejti fat si Fatosi”, shtoi zedhenesja e PD-se.

Top Channel