Kriza, parashikimi i ish guvernatorit

02/08/2009 15:15

Ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani parlajmeron se kriza e likuditetit mund te kete pasoja shumefishe ne ekonomine shqiptare, duke e zhytur ate ne nje rreth vicioz pa dalje dhe me pasoja afatgjata.  

“Bizneset do te marrin me pak leke. Do investojne me pak. Rritja ekonomike do te tkurret. Bankat do vihen ne veshtiresi se kreditimi eshte instrumenti i tyre kryesor”,  nis analizen e tij Shkelqim Cani.

Sipas tij kercenimet tashme nuk vijne me vetem nga kriza e brendshme e likuiditetit, por edhe nga marredhneiet financiare te ekonomise me jashte, ku sinjali me shqetesues mbetet thellimi rekord i deficitit korrent, i cili ka arritur ne 15 per qind te PBB-se.

“Deficiti korrent ne masen 15 per qind eshte drite e kuqe qe fleshon dhe qe mund te sjelle zhvleresim te lekut, rritje te metejshme te interesave dhe veshtiresi ne investime”,  shtoi me tej ish guvernatori

Cani thote se kriza mund te ishte administruar me mire nese autoritetet, e sidomos Banka e Shqiperise do ishte treguar me agresive per te nderhyre ne kohe.

“Norma ne tetor duhet te ishte ulur me 2 per qind, c’ka do te sillte zbutjen e shtrenjtimit te parase. Edhe tani duhet te pakten 0.25 per qind. Gjithsesi eshte vone sepse duhet mbajtur parasysh inflacioni”,  perfundoi Cani.

 

Top Channel