Rusia: Gjeorgjia te ndale provokimet ne Kaukaz

01/08/2009 14:10

Moska rezervon te drejten te perdore forcen nese Gjeorgjia vazhdon provokimet e saj ne Kaukaz, nje jave para nje vjetorit te shperthimit te konfliktit ne vere te vitit 2008 mes Rusise dhe Gjeorgjise.

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Gjeorgjine se kishte hedhur mortaja dhe granata here pas here gjate kater diteve te fundit kunder kryeqytetit te rajonit rebel te Osetise se Jugut te ciles Moska i ka njohur pavaresine.

“Veprime te tilla kane shqetesuar seriozisht Ministrine ruse te Mbrojtjes”, deklaroi ne nje komunikate Ministria e Mbrojtjes, transmetuar nga agjencite ruse te informacionit.

Top Channel