BE, marreveshje me Ukrainen per gazin

01/08/2009 18:45

Bashkimi Evropian dhe institutet nderkombetare huadhenese kane arritur nje marreveshje me Ukrainen per ta ndihmuar ate te siguroje nje furnizim te qendrueshem me gaz nga Rusia dhe per ta transportuar me pas ne Evrope.

Burime nga BE kane bere te ditur se vlera e huadhenies eshte 1.7 bilione dollare, ne shkembim te reformave nga ana e Ukraines ne sektorin e gazit.

Marreveshja synon te perfshije edhe para per te ndihmuar kompanine ukrainase te gazit, “Naftogaz”, qe te shlyeje borxhet me Rusine.

Ne muajin janar, shume vende te Evropes perendimore mbeten pa gaz per shkak te nje diskutimi mbi nje borxh te papaguar mes Moskes dhe Kievit.

Marreveshja e re do t’i lejoje Ukraines te mbushe rezervat e saj me gazin rus perpara se te vije dimri.

Top Channel