Rusi, 50 te arrestuar ne protestat antiqeveritare

31/07/2009 21:20

Policia ruse ka marre masa te rrepta ndaj manifestuasve qe kane filluar sot nje demonstrim kunder qeverise ne Moske. Pervec liderit te opozites, Eduard Limonov, agjentet kane arrestuar 47 persona te tjere ne sheshin Triumfalnaya ku zhvillohej protesta pa lejen e autoriteteve.

Limonov, shkrimtar dhe eksponent i se majtes radikale dhe themelues i Partise Nacionale Bolshevike, eshte vene ne pranga se bashku me tre koleget e tij ne nje lagje te kryeqytetit.

Nuk eshte hera e pare qe policia shperndan me force manifestimet e levizjes “Nje Rusi tjeter” qe akuzon qeverine e Vladimir Putin se eshte nje kercenim per demokracine.

Top Channel