Referencat, dogana “godet” fasonet

31/07/2009 09:10

Nje urdher i dates 27 korrik, leshuar nga kreu i Doganes, rrezikon te sjelle veshtiresi pune per prodhuesit e veshjeve qe furnizojne tregun vendas.

Behet fjale per rritjen e referencave doganore per mallrat qe vijne nga vendet jashte Bashkimit Europian.

Masa e re rrit kostot per sektorin fason ne vend, duke ia bere aktivitetin me te veshtire, tani kur kriza nderkombetare ka prekur edhe Shqiperine.

Jane rreth 30 ndermarrje qe preken nga urdhri i ri i Doganes, te cilat paralajmerojne me mbylljen e aktivitetit, duke lene papune te pakten 4 mije persona.

Problemi ne fjale eshte trajtuar edhe nga Ministria e Financave, gjate nje takimi te zhvilluar dy dite me pare me Dhomen Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve.

Biznesin e ka pritur ne takim zv/ministri Florjon Mima, i cili ka udhezuar zgjidhjen sa me shpejt te problemit.

Top Channel