Aksidentet, Avokati i Popullit: Sinjalistika, shkak kryesor

31/07/2009 15:35

Ne nje kohe qe situata e aksidenteve rrugore sa vjen dhe po rendohet, Avokati i Popullit i kerkon kryeministrit Sali Berisha , Ministrise se Transporteve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve te permiresojne sinjalistiken dhe sigurine ne akset nacionale.

Rreziku qe vjen nga keto rruge sjell sipas avokatit aksidente vecanerisht gjate nates per shkak te mungeses se sinjalistikes fosforishente dhe ndricimit. Ky problem shihet si i theksuar pergjate murit ndares se superstrades Tirane-Durres, mungon teresisht ndricimi i siperm i rruges per shkak te mos mirembajtjes se ketij sistemi dhe moszevendesimit te llambave te djegura ne shtyllat e ndricimit.

Ne vazhdim te superstrades Tirane-Durres konstatohet mungesa e kufizimit viziv mbrojtes ne anen e jashtme , cka do te reduktonte aksidentet.

Ne pjesen ndarese te te njejtes rruge ne aksin qe te con ne areoportin Nene Tereza sinjalistika treguese nuk eshte e qarte dhe nuk ka pamje vizive te qarte per te manovruar.

Sipas avokatit pllakat fosforishente sinjalizuese egzistojne pjeserisht dhe jo pergjate gjithe gjatesise se rruges.

Per pjesen Rinas-Kashar –Preze Vore serish mungon ndricimi i rruges. Ura qe ndodhet tek rrethrrotullimi i Vores eshte teresisht e amortizuar dhe e rrezikshme per mjetet qe kalojne ne te, ndersa sipas te njejtit raport hyrjet dhe daljet e mjeteve motorrike ne superstrade duhet te kete sinjalistiken perkatese.

Avokati i Popullit ne nje studim katerfaqesh rekomandon nje kontroll te rrugeve, ndersa ne te njejtit mendim me te eshte edhe policia e cila kohe me pare raportoi se ne te gjithe vendin ka identifikuar 180 njolla apo vende ku zakonisht ndodhin aksidente.

Aktualisht me situaten e aksidenteve po merret vetem policia e cila ka ngritur per gjendjen e renduar te vdekjeve ne rruge nje task force te posacme dhe ka kaluar nje sherbim te perforcuar. Por pavaresisht masave ekspertet pohojne se tre jane arsyet qe kete vere ka kaq shume aksidente, e para ka nje fluks trafiku te sjelle edhe nga emigrantet. Vetem per dy muajt qershor korrik kane hyre 570 mije automjete me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Nga ana tjeter policia kerkon nje ndergjegjesim te shofereve pasi nuk zbatojne rregullat e qarkullimit, nderkohe qe nje pjese e rrugeve jane ne proces riparimi, duke ndikuar edhe keto ne sjelljen e aksidenteve automobilistike.

Top Channel