Zgjedhjet ne Moldavi, opozita ne krye

30/07/2009 09:50

Kater partite e opozites me mazhorance komuniste jane ne krye te zgjedhjeve te parakohshme legjislative ne Moldavi.

Pas numerimit te 97 perqind te votave, Partia Liberal Demokrate, pjese e opozites filo-perendimore ka marre 16.4 perqind te preferencave ose 17 deputete, Partia Liberale 14.4 perqind (15 deputete), Partia Demokratike 12.5 perqind (13 deputete) dhe Aleanca “Moldavia jone” ka marre 7.4 perqind (8 deputete).

Se bashku koalicioni i perbere nga keto kater parti ka marre mazhorancen prej 53 posteve nga 101 gjithsej.
Partia Komuniste eshte konfirmuar partia e pare me 45.1 perqind te votave dhe 48 deputete, por opozita liberale ka perjashtuar nje aleance me kete parti.

Keshtu as liberal komunistet dhe as komunistet nuk arrijne 61 poste ne parlament, te nevojshme per zgjedhjen e presidentit te vendit.

Top Channel