SHBA, republikani ne mbeshtetje te Sotomayor

30/07/2009 19:25

Numri 3 i republikaneve ne Senatin amerikan njoftoi sot se eshte gati te ndahet me pjesen tjeter te lidereve te partise se tij per te votuar emerimin e Sonia Sotomayor, qe mund te behet spanjollja e pare ne Gjykaten e Larte te SHBA.

Senatori Lamar Alexander tha se ai do te votoje per emerimin e presidentit Barack Obama, pavaresisht diferencave mes tij dhe kandidates per te drejten e mbajtjes se armeve.

“Edhe pse filozofia politike dhe gjyqesore e gjyqtares Sotomayor eshte ndryshe nga e imja, sidomos persa i perket Amendamentit te Dyte te te Drejtave, une do te votoj pro saj sepse ajo eshte e kualifikuar per te ushtruar detyren e saj”, ka deklaruar Alexander.

Alexander, nje konservator, eshte nje nga 6 republikanet qe shfaqin ne publik mbeshtetjen ndaj Sotomayor, e rritur ne lagjen e Bronksit ne Nju Jork dhe qe ka punuar si gjykatese ne Gjykaten e Apelit.

Ajo pritet te konfirmohet ne votimin qe do te zhvillohet javen e ardhshme dhe pritet te bashkohet me Gjykaten e Larte me heret nga sa duhet per te marre pjese ne degjimin e seances per financimin e fushatave elektorale.

Top Channel