Nigeri, arrestohet lideri radikal islamik

30/07/2009 20:20

Lideri i te ashtuquajturve “talebanet nigeriane”, Mohammed Yusuf, eshte arrestuar sot nga forcat nigeriane te sigurise.

Yusuf ishte ne arrati bashke me nje grup mbeshtetesish te sektit te tij islamik, Boko Haram, por u gjurmua nga trupat ushtarake, te cilat arriten t’i vene prangat.

Per shkak te luftimeve te dhunshme te shkaktuara nga sekti radikal, ne me pak se nje jave ne veri te Nigerise u regjistruan 600 te vdekur.

Top Channel