NATO, Scheffer i le stafeten Rasmussen

30/07/2009 19:40

Jap de Hoop Scheffer u largua sot nga detyra e sekretarit te pergjithshem te NATO-s pas 5 vjet e gjysme ne krye te Aleances, duke ia lene detyren ish-kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen.

Scheffer nuk beri asnje deklarate ne Bruksel, por here te tjera ai e ka vene theksin tek Afganistani. “Ne Afganistan po perballemi me nje dhune ne rritje te talebaneve”, ka thene ai.

Nderkohe, sekretari i ri Rasmussen eshte kundershtuar me pare nga Turqia, per shkak te lejimit te publikimit ne gazetat daneze te karikaturave te profetit Muhamed.

Disa kritike vleresojne punen e bere nga Scheffer ne keto vite, por nga ana tjeter theksojne se lufta ne Afganistan ka treguar te metat e Aleances.

Top Channel