Itali, 55 vatra zjarri ne te gjithe vendin

30/07/2009 20:40

Vendi fqinj, Italia eshte ne situate alarmante per shkak te zjarreve qe kryesisht shkaktohen nga temperaturat e larta.

Sipas raportimeve te mediave lokale, ne te gjithe vendin regjistrohen 55 zjarre.

Rajoni me i goditur eshte Kalabria me 23 vatra, e ndjekur nga Kampania me 9, Lacio me 7, Toskana me 5, Liguria, Pulia dhe Marke me nga 2, si dhe nga Bazilikata, Piemonte dhe Veneto me nga nje.

Ekipet e zjarrfikesve po punojne per venien nen kontroll te flakeve, te cilat sipas policise ne disa raste jane edhe te qellimshme.

Top Channel