Britani, hetimi per Irakun deri ne vitin 2011

30/07/2009 18:45

“Puna e madhe” per shqyrtimin e nje materiali jashtezakonisht te gjere tregon se hetimi mbi luften ne Irak qe do te zhvillohet ne Britani do te vazhdoje deri ne vitin 2011.

Deklarata eshte bere nga drejtuesi i ketij hetimi, John Chilcot, i cili ka theksuar se trajtimi i ceshtjes do te jete sa me transparent te jete e mundur, duke lejuar transmetimet televizive.

Por Chilcot ka thene gjithashtu se disa nga seancat do te behen me dyer te mbyllura per arsye te sigurise kombetare.

Sipas zyrtarit, ish-kryeministri britanik Tony Blair do te jete mes personave qe do te merren ne pyetje, ku pritet qe te mos kete refuzime.

Por shume persona dyshojne se hetimi, qe do te perfshije ngjarjet qe nga viti 2001 deri ne fund te korrikut 2009, nuk do te mund te raportohet perpara zgjedhjeve te ardhshme legjislative.

Top Channel