Vrasja prane Doganes, arrestohet 38-vjecari

29/07/2009 09:35

Tre dite ka rezistuar i arratisur 38-vjecari Bashkim Qefalia, nje plage ne koke, por edhe kembengulja e familjareve te tij e per t’u vetdorezuar e kane derguar ne pranga, autorin e ngjarjes se rende te te dieles, ku mbeti i vrare nje person dhe u plagosen dy te tjere.

Bashkim Qefalia u kap ne nje banese ne fshatin Ferraj rreth 7 kilometra larg Tiranes. Autori i vrasjes po mjekohet ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit, per plaget qe ka marre gjate perleshjes me arme ne afersi te doganave.

Burimet thane per Top Channel se 38-vjecari e ka pranuar krimin, duke u rrefyer paraprakisht per cfare ndodhi te dielen. Ai ka thene se viktimat i kishin prere rrugen dhe me pas e kane sulmuar e goditur me arme duke perfunduar ne nje konflikt ‘western’ me arme zjarri.

Nje dite me pare policia e Tiranes  hodhi ne pranga 28-vjecarin Isa Lusha i cili akuzohet per bashkepunim , pasi ka larguar autorin e krimit nga vendngjarja.

Tirana u trondit kete te diel nga krimi qe i mori jeten Artan Allushit dhe plagosjes se Kujtim e Nertil Allushit, babe e bir. Burimet dyshojne se perleshja me pasoje viktimat e mersiperme ka nisur per nje femer.

Gjate ketyre diteve policia jo vetem qe shpalli ne kerkim autorin duke afishuar madje edhe shperblim per informatoret, por negocioi me familjaret e Qefalise, duke i bindur keta te fundit te bashkepunonin ne dorezimin e autorit.

Top Channel