SHBA, pajisje hetimi per policine

29/07/2009 09:05

Nje sere pajisjesh pergjimi, vezhgimi dhe hetimesh te tjera i jane dhuruar policise shqiptare.

Dhurata i eshte bere nga Ambasada Amerikane, perfaqesues te se ciles kane pasur edhe nje takim paraditen e djeshme ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Gjate nje komunikimi me mediat u deklarua se Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka mundesuar financimin e disa pajisjeve per Policine e Shtetit dhe kryesisht per sektorin e krimeve te renda.

Zevendesambasadorja amerikane, Deborah Xhons, tha se lufta kunder krimit te organizuar eshte e nje rendesie te veçante.

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, vleresoi rolin e Shteteve te Bashkuara ne ndihmen qe i kane dhene policise shqiptare si ne asistencen ligjore ashtu edhe ne pajisjen me mjete.

Top Channel