Rama: Aksion politik per zgjedhjet e reja

29/07/2009 13:25

Nje dite pas Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Edi Rama deklaron se nje aksion politik, permes nje procesi te ri zgjedhor do te synoje kthimin ne funksion te plote te kuvendit dhe te qeverise.

Duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk mund te pranohet, Rama premtoi se do te behet c’eshte e mundur qe t’i behet transparence e plote procesit, qe edhe me pare eshte konsideruar si qellim i opozites gjate punimeve te kuvendit te ardhshem.

“Berisha dhe qeveria jane pergjegjes per problemet qe deformuan qellimisht zgjedhjet, ku doli nje rezultat i deformuar. Qendrimi yne vjen si nje rezultat i nje te vertete dhe ka forcen e nevojshme per ta vendosur parlamentin dhe qeverine ne ate pozicion qe meritojne, sikurse eshte edhe nje baze e nevojshme per te kerkuar zgjedhje te parakohshme, si nje domsodshmeri per t’i dhene legjitimitet te pakontenstueshem”, u shpreh Rama.

Duke paralajmeruar nisjen e nje procesi te ri komunikimi me qytetaret anembane vendin, Rama theksoi se bashke me njerezit nuk do te te pranoje nje rezultat te deformuar zgjedhor.

Rama, i vendosur, tha se bashke me qytetaret do te tregojne durim dhe do te pershkoje nje rruge te veshtire.

Top Channel