Kina proteston per viziten e lideres ujgure

29/07/2009 13:45

Kina i eshte ankuar Australise per viziten e ardhshme te lideres se debuar te kinezeve ujgure, Rebiya Kadeer.

Kadeer pritet te marre pjese ne nje festival filmi ne Melbern javen e ardhshme, ku dhe do te mbaje edhe nje fjalim televiziv.

Gjithashtu, Kina i ka bere thirrje ambasadorit japonez ne Pekin qe te protestoje per viziten e Kadeer ne Tokio, ku ajo takoi perfaqesues te partise ne pushtet.

Kina e akuzon lideren ujgure per nxitjen e dhunes etnike qe u regjistrua se fundmi dhe ku humben jeten 200 persona.

Nga ana e saj Kadeer, e cila jeton ne Shtetet e Bashkuara pasi eshte debuar nga Kina, ka mohuar cdo pergjegjesi per kete ngjarje.

Top Channel