
LSI-ja ka shprehur dje shqetesimin e saj ne lidhje me numrin e madh te aksidenteve qe po ndodhin çdo dite ne rruget e vendit.
LSI-ja ka theksuar se, “siguria e jetes se qytetareve ne rruget e Shqiperise eshte e kercenuar prej mungeses se zbatimit te rregullave te qarkullimit dhe trafikut te dendur”.
LSI u ben se pari apel pushuesve shqiptare qe udhetojne ne keto dite te nxehta, dhe ne veçanti emigranteve shqiptare qe jane kthyer ne atdhe per pushime, te tregojne kujdes maksimal ne rruge, duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe duke iu permbajtur kufijve te shpejtesise, ne menyre qe te minimizohen shanset e aksidenteve vdekjeprurese.
LSI-ja ka inkurajuar forcat e policise rrugore dhe ato te ndihmes se shpejte te tregojne gatishmeri me te larte dhe efikasitet ne ushtrimin e detyres.
Top Channel