Durres-Kukes, terhiqet kesti i dyte

28/07/2009 08:40

Ministria e Financave arriti te terheqe edhe 100 milione euro te tjera nga kredia e dy bankave tregtare.

Marreveshja e arritur ne maj solli zhbllokimin e 95 milione eurove, te nevojshem per financimin e rruges Durres-Kukes.

Punimet ne aksin Rreshen-Kalimash vijojne ende, keshtu qe qeveria kerkoi nga bankat kestin e dyte te kredise, e cila ne total eshte rreth 250 milione euro dhe me interes 11 per qind.

Zyrtare te larte nga Ministria e Financave tregojne se kesti u levrua nga bankat ne muajin korrik, ndersa kane mbetur edhe rreth 50 milione euro per t’u terhequr.

Lidhur me kushtet e marreveshjes, burimet nga Financat sqarojne se, “ato nuk kane ndryshuar, duke lene opsionin e interesit vjetor ne rreth 11 per qind”.

Top Channel