“Britania te zbardhe fluturimet e CIA-s”

28/07/2009 12:00

Nje organizate per te drejtat e njeriut ka nisur nje beteje ligjore per te detyruar qeverine britanike te deklaroje se cfare dinte mbi fluturimet sekrete te CIA-s ne vitin 2002.

Synimi eshte qe te hapet nje ceshtje mbi nje person qe thote eshte eshte torturuar ne Egjipt pasi u transportua atje me nje avion te nisur nga territori britanik i Diego Garsia.

Iqbal Madni, i cili u lirua nga burgu famekeq i Guantanamos vitin e kaluar, deklaron se eshte torturuar gjate nje seance marrjeje ne pyetje nga agjentet e CIA-s.

Nga Londra, Foreign Office ka reaguar duke deklaruar se Mbreteria e Bashkuar i denon ashper torturat.

Vitin e kaluar ministri i Jashtem David Miliband pranoi se territori Diego Garsia eshte perdorur per fluturime sekrete, por qeveria britanike ka refuzuar te publikoje njohurite e saj mbi kete ceshtje.

Top Channel