Uashington, Obama i shtrin doren Kines

27/07/2009 17:10

Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet te bashkepunojne per te pasur nje rritje ekonomike te ekuilibruar dhe solide, duke larguar sa me shume njerez nga varferia dhe duke krijuar me shume pasuri.

Keshtu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, ne fjalimin e tij ne samitin ekonomik qe po mbahet ne Uashington.

Shefi i Shtepise se Bardhe ka bere thirrje per te gjetur nje “terren te perbashket” edhe persa i perket ceshtjes se respektimit te dinjitetit te cdo qenieje njerezore.

Me tej Obama ka ftuar Pekinin per bashkepunim edhe ne ceshtjen e energjise, ndryshimit te klimes, ate berthamore te Iranit dhe Korese se Veriut, si dhe ne respektimin e lirive fetare.

“Besimi dhe kultura e te gjithe popujve duhen respektuar dhe mbrojtur”, ka shtuar presidenti amerikan.

Top Channel