Serish aksident ne Tirane-Durres, viktima

27/07/2009 08:00

Eshte pergjakur serish superstrada Tirane-Durres. Pa mbushur ende 24 ore nga aksidenti ku humben jeten 5 persona, nje tjeter automjet me familjare qe ktheheshin nga dasma ka dale nga rruga si rezultat i shpejtesise.

Si rezultat kane humbur jeten 2 persona dhe jane plagosur 6 te tjere.

Rreth ores 01.20 te mengjesit te se henes, ne afersi te Maminasit 54 vjecari me banim ne Kamez Din Çuni, duke drejtuar automjetin fuoristrade te tipit Land Rover me targa te huaja  S 696 VEB ka dale jashte rruge dhe per pasoje gjeten vdekjen shtetasit Kadri Brahaj, rreth 70-ave dhe Valbona Metaj 40 vjecc me banim ne Kamez.

Nderkohe jane aksidentuar dhe ndodhen ne spitalin e Durresit drejtuesi i automjetit Din Çuni, Mydajet Ringaj, 52 vjec, Feride Ringaj, 38 vjec, Saimir Metaj, 15 vjec, te katert me banim ne Kamez, si dhe Hajrie Dezhani, 53 vjecce dhe Ermal Brahaj, 20 vjec, te dy nga fshati Bicaj i Kukesit.

Fuoristrada me 8 personat qe u perfshine ne aksident udhetonte drejt Tiranes pas mbarimit te nje dasme qe po behej ne nje nga lokalet e fshatit Xhafzotaj ne Durres.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkak ka qene shpejtesia dhe humbja e kontrollit ne drejtim. Burimet policore bene te ditur se do te merret masa e ndalimit ndaj drejtuesit te automjetit per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, pas permiresimit te gjendjes se tij.

Top Channel