Berisha: Integrimi, prioriteti kryesor

27/07/2009 19:15

Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij gjate mandatit te saj te dyte do te fokusohet ne procesin e integrimeve.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh, Berisha ka dhene garancine e tij se ekzekutivi do te punoje per kryerjen e reformave dhe plotesimin e te gjitha detyrimeve.

“Do te procedohet me te gjitha reformat qe mundesojne pershpejtimin e integrimit ne BE, do te procedohet me te gjitha detyrimet qe mundesojne mbajtjen e premtimit elektoral, se gjate vitit te pare te mandatit te dyte do te mundesohet heqja e vizave per shqiptaret”, ka pohuar Berisha.

Ndersa ceshtja e dyte per nga rendesia per kryeministrin eshte shpallja e rezultateve te zgjedhjeve nga KQZ sipas rregullave te ketij institucioni.

“Ceshtja e dyte per te cilen jam ketu eshte rezultati i zgjedhjeve. KQZ me nje procedure unike votoi 7-0 mandatet e mbetura pa votuar per shqyrtim. Ne kete kontekst dua te theksoj se votimi 7-0 i te gjitha mandateve eshte nje deshmi e shkelqyer e funksionimit te ketij institucioni ne perputhje me ligjin elektoral”, ka theksuar Berisha.

Kryeministri i ka bere thirrje opozites qe gjate ketij mandati te ofroje bashkepunimin e saj per ceshtjet me interesa madhore per vendin.

“Ftoj opoziten qe te dale nga sindroma e trishtimit qe krijon humbja, gje qe eshte e natyrshme dhe te vendosim urat e bashkepunimit ne interes te pluralizmit politik”, ka nenvizuar Berisha.

Kreu i ekzekutivit ka hedhur poshte deklaratat e Partise Socialiste se nuk do te njohe zgjedhjet, duke i cilesuar ato si qendrime ekstremiste negative, si dhe ka konfirmuar se nuk do te nderhyje ne ceshtjet e brendshme te kesaj partie.

Me tej kryeministri ka premtuar rritjen e investimeve ne vend dhe hapjen e shume vendeve te reja te punes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA