Prokuroria, si policia me grupe te gatshme

26/07/2009 10:35

Sezoni veror prek edhe institucionet e drejtesise, qe do te grupohen per te qene ne gatishmeri mbi cdo ngjarje te mundshme deri ne fillim te muajit shtator.

Prokuroria e Pergjithshme ka marre te gjitha masat qe ne kete hark kohor, ne cdo prokurori ne Tirane e rrethe, te kete nje grup prokuroresh, te afte ne perballimin e cdo ngjarjeje kriminale te mundshme.

Ne te gjitha prokurorite jane shperndare urdhra verbale per mbulimin e cdo ngjarjeje kriminale me prokurore ne vendngjarje, ku te arrihet te dokumentohet cdonjera prej tyre.

Burime zyrtare nga akuza qendrore thane se ne Prokurorine e Pergjithshme do te jete ne “pune” gjithmone nje nga pese drejtoret, te cilet do te drejtojne hetimet per cdo ngjarje kriminale.

Zyrtaret e larte te akuzes qendrore do te kontrollojne cdo prokurori ne rrethe.

Gjithashtu do te marrin te dhena edhe per ngjarjet ne Tirane, dhe nese do te jete e domosdoshme, zyrtaret e akuzes qendrore do te ndjekin nga afer cdo hetim.

Ne Prokurorine e Krimeve te Renda do te jene ne gatishmeri nje nga tre drejtuesit, te cilet do te kontrollojne te gjitha ngjarjet qe i perkasin ketij institucioni, si dhe do te verifikojne kallezimet qe u atribuohen Krimeve te Renda.

Top Channel