Zelaya hyn per pak momente ne atdhe

25/07/2009 21:15

Qeveria e perkohshme ne Honduras e ka cilesuar si te papranueshem rikthimin ne vend te presidentit te rrezuar, Manuel Zelaya.

Zelaya kaloi pak metra kufirin mes Nikaraguas dhe Hondurasit, per t’u rikthyer ne vendin fqinj vete pak minuta me vone.

Presidenti qe ka marre pushtetin ne Honduras, Roberto Micheletti deklaroi se veprimi i zotit Zelaya ishte “i semure dhe i marre”.

Veprimi i ish-presidentit eshte kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, por Zelaya ka deklaruar se eshte i vendosur qe ta provoje serish, pavaresisht kercenimeve per nje arrestim te tij.

Autoritetet qe kane ardhur ne pushtet pas rrezimit te Zelaya ne qershor kane paralajmeruar se do ta arrestojne ate nese e provon serish.

Top Channel