Vdes ne spital pushuesi qe u godit nga motori i ujit

25/07/2009 09:15

Nderron jete ne spitalin e Durresit pushuesi kosovar i aksidentuar ne plazh, ndersa nuk eshte identifikuar ende autori i incidentit dhe motoret e ujit vazhdojne te bejne spektakel mes pushuesve.

Pushuesi 38-vjeçar nga Deçani i Kosoves, Sabit Kuçi, ka nderruar jete ne spitalin e qytetit bregdetar nje dite me pare. Ai ndodhej i shtruar per ndihme mjekesore qe me 15 korrik, menjehere pas aksidentit qe pesoi nga nje motor uji, ndersa lahej ne ujerat e Adriatikut, ne plazhin e Durresit.

Kuçi nuk ka mundur t’i rezistoje goditjes se marre ne koke, e cila ka qene tejet e forte dhe vdekjeprurese per te. Incidenti i rende qe e çoi drejt vdekjes 38-vjeçarin, i cili kishte ardhur bashke me familjen per pushime ne Shqiperi, ndodhi 10 dite me pare, ne sektorin Hekurudha te Plazhit, nga nje motor uji.

Si mjeti, ashtu dhe ai qe e drejtonte, kane mbetur te paidentifikuar. Pas kesaj ngjarjeje te rende qe cenoi sigurine e pushuesve, u vune ne levizje drejtues te policise kufitare ne qender dhe ne baze dhe pergatiten nje plan-operacion per bllokimin e mjeteve motorike te ujit qe ishin pa dokumentacion dhe qe drejtoheshin pa deshmine perkatese te aftesise.

Tri dite pas ngjarjes u deklarua nisja e aksionit per bllokimin e mjeteve qe vene ne rrezik shendetin dhe jeten e pushuesve, por ende asnje rezultat nuk eshte bere zyrtar nga ky aksion i policise kufitare dhe as nuk jane percaktuar nga njesite e pushtetit vendor zona te veçanta larg pushuesve per te ushtruar sportet e ujit per te pasionuarit pas tyre.

Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit, pas marrjes se njoftimit per vdekjen e te plagosurit nga motori ne plazh, beri te ditur se vazhdon puna per identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe autorit qe padyshim ka qene nje pushues anonim, i cili ka marre me qira motorin dhe me pas eshte larguar pa lene gjurme, ndersa nje jete njeriu u shua nga papergjegjshmeria e autoriteteve per te disiplinuar levizjet e motoreve ne zonat ku lahen turistet.

Top Channel