Temperaturat, sot do te kemi ulje me dy grade

25/07/2009 08:25

Dje, gjate orarit te drekes, temperatura qe ka regjistruar termometri ne ajrin e nxehte te rrezeve te diellit ka qene 44 grade Celsius.

Temperaturat me te larta te regjistruara ne hije ishin 39 grade Celsius. Sot dhe neser sipas sinoptikaneve do te kemi nje ulje nga 1 deri ne 2 grade Celsius.

Nderkohe qe javen e ardhshme do te kemi freskim te motit nga 3 deri ne kater grade Celsius me pak. I gjithe rajoni i Mesdheut eshte perfshire nga rrymat afrikane, te cilat e kane nxehur edhe me shume motin e muajit korrik.

Ashtu siç ishte parashikuar edhe ne fillim te veres nga meteorologet, Shqiperia do te perfshiheshe nga rryma te nxehta dhe te thata dhe moti do te ishte i kthjellet dhe “i zjarrte”.

Temperaturat e larta kane mbushur plot lokalet dhe ambientet e fresketa me kondicioner; kane shtuar konsumin e lengjeve; blerjen e produkteve freskuese; si dhe pajisjen me aksesore per t’u mbajtur gjate dites. Virozat e stines, te shkaktuara edhe nga moti i nxehte, kane mbushur urgjencat e pediatrise, kardiologjise e infektivit me paciente te medhenj e te vegjel.

Sakaq, dje eshte regjistruar dita me e nxehte e kesaj vere. Kjo jave ka qene relativisht e nxehte, e kthjellet dhe pa vranesira. Temperaturat me te larta te regjistruara kane qene 37-39 grade Celsius.

Moshat e treta, pacientet kronike dhe femijet e vegjel duhet te bejne kujdes te mos marrin urbanin, te mos dalin nga shtepia nga ora 10:00 deri ne oren 18:00.

Duhet te tregohet kujdes me ambientin, i cili duhet te freskohet, pastrohet dhe ventilohet. Dieta ushqimore duhet te jete e lehte dhe e pasur me lengje, vitamina, fruta e perime. Rrobat qe veshim duhet te jene te lehta dhe materiale pambuku. Keshillohet konsumi mesatar i 2 litrave uje ne dite.

Top Channel