Itali, arrestohen 58 persona, trafik droge me Shqiperine

25/07/2009 08:15

Trafiku i droges nga Shqiperia ne Itali ka derguar ne pranga jo pak, por 58 persona, mes te cileve pjesa derrmuese shqiptare me qendrim te rregullt ne Itali.(UPDATE)

Mediat italiane thone se nje hetim i nisur qe ne vitin 2005 ka sjelle mengjesin e djeshem bllokimin e me shume se 80 kilogrameve droge te llojeve te ndryshme (si heroine kokaine e kanabis) dhe arrestimin e te hetuarve.

Media italiane ka bere te ditur se, skuadra e policise gjyqesore se bashku me policine hekurudhore te Lombardise ka perfunduar aksionin qe ka derguar ne pranga pjesetaret e organizates italo-shqiptare dhe bllokimin e sasise se madhe te heroines, kokaines dhe kanabisit.

Siç ben te ditur policia italiane, droga transportohej nga portet shqiptare ne drejtim te atyre italiane, duke u futur ne gomat e kamioneve te mallit qe benin udhetime te rregullta.

Operacioni

Dje ne mengjes, skuadra e policise se departamentit te drejtesise ne Lombardi doli ne nje konference per shtyp, ku deklaroi se ka kryer nje operacion antidroge, i cili ka çuar ne arrestimin e 58 personave, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, si edhe sekuestrimin e 80 kg lende narkotike.

Ne kuader te ketij operacioni, policia ka sekuestruar dy laboratore te jashteligjshem, ku behej paketimi i droges gati per shitje, si edhe ka ndaluar nje tjeter shqiptar, ndaj te cilit ishte firmosur nje urdherarrest nderkombetar. Hetimet kane nisur ne vitin 2005 me arrestimin e 32 personave per shperndarje te lendes narkotike dhe eshte drejtuar nga personeli i skuadres se policise se drejtesise ne Milano dhe e koordinuar nga Prokuroria e Lombardise. Fazat e para te hetimit, te cilat u mbeshteten ne pergjime telefonike dhe ndjekje, u perqendruan ne zonen e Milanos dhe çuan ne arrestimin e tete shperndaresve te droges, si edhe sekuestrimin e pese kilogrameve lende narkotike.

Pas rezultateve te para, ne muajin tetor 2006 hetimet u perhapen edhe ne rajone te tjera te Italise, te cilat çuan ne arrestimin e 22 personave ne qytete si Piacenza, Fermo, Ascoli, Piceno, Teramo dhe Katania. Gjate ketyre operacioneve u sekuestruan edhe 35 kg droge gati per t’u shperndare ne treg.

Nga zhvillimi i hetimeve, agjentet zbuluan edhe levizjen e droges, e cila shpesh transportohej nga Shqiperia ne Itali, duke u fshehur brenda ne gomat e kamioneve.

Hetimet

Mediat italiane shkruajne se operacioni eshte bere ne bashkepunim edhe me palen shqiptare, pavaresisht se policia jone nuk ka dhene ndonje deklarate.

“Hetuesit, fale edhe bashkepunimit te policise shqiptare, kane mbledhur prova te rendesishme, te cilat çuan me pas ne arrestimin e 28 shqiptareve te tjere me banim ne Itali, si edhe sekuestrimin e 40 kg droge. Gjithashtu u arrit te bihej ne gjurmet e nje shqiptari, i cili merrej me trafik droge, por ndaj tij ishte firmosur edhe nje urdherarrest nderkombetar. Ne fazen e fundit te hetimit arrestimet jane kryer ne Firenze, Genova, Lodi, Lecco, Sondrio, Pavia, Piacenza, Varese, Alessandria, Vercelli, Cuneo, Milano e Monza, ku jane gjetur dy laboratore te paketimit te lendeve narkotike per shitjen e saj. Per dy te arrestuarit eshte ngritur edhe akuza e shfrytezimit te prostitucionit dhe skllaverise ne dem te nje shqiptareje 22-vjeçare dhe nje rumuneje 19-vjeçare.

Sipas policise italiane, shqiptaret i kontrollonin prostitutat me ane te telefonit. Ajo i telefononte shqiptarit sa here gjente klientin dhe sa here ndahej prej tij dhe tutori i merrte parate menjehere. Bisedat telefonike mes tyre jane pergjuar dhe policia italiane i konsideron si prova te forta regjistrimet e marra gjate hetimit.

 

Top Channel