Elbasan, shtohen rastet e pickimeve nga insektet

25/07/2009 08:35

Shenohen viktima te reja te pickimit nga gjarpri ne qytetin e Elbasanit. Kane qene te pakten 10 raste qe jane paraqitur ne spitalin kirurgjikal te qytetit, qe shfaqin shenja te pickimit nga gjarperinjte, por edhe nga insekte te tjera helmuese.

Mesohet se pjesa me e madhe e pacienteve kane qene femije. Fatmiresisht ata jane paraqitur ne kohe per te marre trajtim mjekesor dhe gjendja e te pickuarve paraqitet jashte rrezikut per jeten.

Temperaturat e larta te diteve te fundit, kane ndikuar ne perkeqesimin e situates dhe ne shtimin me ritme shqetesuese te te pickuarve nga insektet helmuese.

Sipas burimeve spitalore, mesohet se te gjitha rastet e paraqitura, nder ta me se shumti femije, jane jashte rrezikut per jeten. Bluzat e bardha pohojne se kujdesi mjekesor ka qene maksimal, medikamentet jane te pranishme, pasi ne jemi pergatitur per nje situate te tille qysh ne pranvere, duke menduar per nje vere te nxehte.

Nderkohe, mjeket terheqin vemendjen qe ne rast se dikush kafshohet nga gjarpri apo nga insektet helmuese, gjeja e pare qe duhet te behet eshte te paraqiten prane qendrave mjekesore me te aferta, per te marre ndihmen e shpejte. Nderkohe, udhezimi vazhdon me perdorimin e medikamenteve kortizonike, per te mos rene ne gjendje shoku.

Veçse keto duhen bere nga personeli mjekesor dhe ne asnje menyre nuk duhen ndermarre veprime veteshpetimi.

Ne krahasim me nje vit me pare, numri i rasteve te shtruara nga pickimi i insekteve dhe gjarperinjte eshte ne rritje dhe rastet e diteve te fundit kane qene mjaft te komplikuara.

Nje rast i ngjashem ishte edhe vdekja e 5-vjeçarit nga Korça, Viktor Balliu, si pasoje e pickimit nga gjarpri. Vogelushi u pickua nga gjarpri rreth nje jave me pare, ndersa bashke me te vellain e tij shkonte per t’u lare ne rezervuarin e fshatit ku banonte.

Top Channel