Alibeaj kthen ne detyre drejtorin e Rrogozhines

24/07/2009 15:30

Dy muaj pas skandalit te zbuluar nga emisioni “Fiks Fare”  ku drejtori i burgut te Rrogozhines u shiste leje ditore te denuarve, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj firmos rikthimin e ketij titullari ne te njejten detyre.

Ylli Zdrava, i cili eshte nen hetim nga prokuroria e Kavajes por eshte ende nen verifikim edhe nga drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, do te drejtoje serish burgun e Rrogozhines, te njejtin institucion tek i cili shfaqej i implikuar ne nje ceshtje shume delikate per burgjet.

Pamjet filmike te Fiksit treguan se si vellai i drejtorit Zdrava bente pazar ne emer te drejtuesit duke i shitur nje te denuari pese dite leje ne shkembim te 500 eurove, prandaj rikthimi i tij ne detyre ka ngjallur reagime te forta nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve.

Drejtori Gazmend Dibra i kontaktuar nga Top Channel tha se nuk eshte dakord me rikthimin ne kete post te Ylli Zdraves dhe riemerimi i tij ne kete post pritet te shkaktoje perplasje mes dy drejtuesve.

Top Channel