SHBA, te shtena ne universitetin e Teksasit

23/07/2009 21:50

Rikthehet makthi i masakrave me arme zjarri ne universitetet e Amerikes.

Diten e sotme, ne kampusin e universitetit te Teksasit, nga nje makine ne ecje eshte qelluar me arme zjarri drejt nje turme qe ishte mbledhur per te ndjekur nje koncert.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave nga te shtenat 6 persona kane mbetur te plagosur, disa prej te cileve ne gjendje te rende.

Sipas policise, dyshohet qe sulmi te jete nje larje hesapesh mes bandave rivale.

Rasti me i frikshem i sulmeve te armatosura ne universitetet amerikane eshte ai i Virxhinia Tek, ku nje student vrau mbi 20 vete, studente dhe mesues.

Top Channel