Gripi, hetim tamifluse se skaduar

23/07/2009 15:05

Jane nisur drejt Bukureshtit gjashte rastet e dyshuara nje dite me pare ne mostrat e sjella nga tre rrethe te vendit per te konfirmuar nese jane prekur nga virusi A/H1N1. (UPDATE)

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka inpektuar strukturat e ngritura ne aeroportin e Rinasit nderkohe qe ka garantuar qe se shpejti mberrijne 10 mije doza tamiflu dhe po hetohet per sasine qe i ka kaluar data e skadences.

“Jemi duke hetuar per kete ceshtje. Na kane thene se nese jane ruajtur ne standartet e duhura, keto medikamente jane ende te vlefshme. Gjithesesi jemi ne prokurim per sjelljen e 10 mije dozave te tjera”, u shpreh Godo.

Autoritetet e shendetesise u bejne thirrje qytetareve te kene kujdes ne perdorimin e ketij medikamenti, pasi ka efekte anesore dhe kerkohet me doemos konsulenca e mjekut.

“Tamifluja nuk duhet perdoret ne asnje menyre pa rekomandimin e mjekut”, theksoi Godo.

Specialiste te Institutit te Shendetiti Publik vazhdojne te grumbullojne mostra te personave te prekur edhe nga gripi i thjeshte.

Ata shprehin rezerva ndaj mostrave qe mbledhin mjeket e familjes neper rrethe pasi vetem nje pjese e tyre i sjellin ato te sakta.

Top Channel