“Fluturon” deficiti buxhetor

23/07/2009 08:35

Buxheti i shtetit shenoi nje deficit prej 243 milione eurosh gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti, nga vetem 26 milione euro qe ishte deficiti ne gjashtemujorin e pare 2008.

Deficiti eshte rritur nga muaji ne muaj, per shkak se te ardhurat e buxhetit kane qene shume me te pakta sesa nje vit me pare, nderkohe qe shpenzimet kane qene jashtezakonisht te larta. Deri ne qershor, qeveria shpenzoi 160 milione euro te ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milione euro kredi te huaja.

Per shkak se qe nen mungese konstante parash, qeveria u detyrua t’i kerkoje para borxh Bankes se Shqiperise. Huamarrja direkte nga BSH ndodh per here te pare ne Shqiperi qe nga viti 2002. Sipas eksperteve nderkombetare, kjo huamarrje eshte rruga qe kane ndjekur qeverite e ndryshme drejt katastrofes se inflacionit. Megjithate, kredia direkte duket se u shlye nga qeveria brenda nje periudhe te shkurter kohore.  

Pasojat

Shpenzimet e larta buxhetore gjate gjashtemujorit te pare ndihmuan ne rritjen ekonomike te vendit. Keshtu, sektori i ndertimit perjetoi nje rritje prej 8 per qind ne vlere reale, shifer kjo aspak habitese, per shkak se ne fakt nuk pasqyron rritje te ndertimit, por vetem ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash.

Por nje politike e tille nuk mund te sjelle rritje afatgjate, per shkak se deficiti i larte buxhetor duhet medoemos te rikuperohet. Keshtu, rritja e shpejte e ndertimit ne gjashtemujorin e pare pritet te shoqerohet me renie po aq te shpejte ne gjashtemujorin e dyte.

Plani i qeverise per shkurtim te shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet te sjelle per pasoje edhe zbutje te rrezikut per stabilitetin makroekonomik te vendit.

Leku pritet te jete me pak nen presion gjate muajve ne vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do te zbuten. Por keqperdorimet paraelektorale do te vijojne te godasin ekonomine e vendit edhe per shume vite, per shkak se rritja e shpejte e borxhit te jashtem do ta detyroje qeverine te kurseje ne shpenzime per te pakten disa vite.

Ndalimi i tendereve per pese muajt e mbetur te vitit pritet te mbylle shume vende pune, si dhe te zhyse ne veshtiresi edhe me te medha kompanite e ndertimit, per shkak se investimet e qeverise perbejne gati gjysmen e te ardhurave te ketij sektori. Qeveria pritet te perballet edhe me rritje te kerkesave per pagesa papunesie per shkak te vendeve te punes qe do te humben ne ndertim. Ne kete sektor punojne rreth 50 mije shqiptare.

Top Channel