Ukraine, arrestohet vrasesi i gazetarit

22/07/2009 21:35

Nje ish-gjeneral ukrainas i dyshuar se ka organizuar vrasjen e gazetarit Georgiy Gongadze ka rrefyer dhe pranuar krimin perpara policise.

Nje zyrtar i policise lokale deklaroi se pervec Oleksiy Pukach ne ngjarje jane perfshire edhe figura te njohura te politikes.

Tre ish-police u burgosen vitin e kaluar per vrasjen e Gongadze, ndersa gjenerali Pukach qendroi ne arrati derisa u arrestua diten e sotme.

Gongadze ishte nje gazetar investigativ qe kishte publikuar skandale korrupsioni te rangut te larte.

Ai u zhduk ne fillim te vitit 2000 dhe trupi i tij u gjet ne qershor, ne nje pyll. Ai ishte rrahur, mbytur dhe trupi i tij me pas ishte zhytur ne benzine dhe ishte djegur.

Top Channel