Sarande, kapet trafikanti i klandestineve

22/07/2009 09:00

Perdorte autobusin e linjes Sarande–Qafebote per te kaluar ilegalisht per ne Greqi klandestine, kundrejt pageses 900 euro per person por kapet nga policia.

Burime zyrtare nga organi blu i Sarandes bejne te ditur se eshte arrestuar ne kushtet e flagrances Florian Allushi, pasi ai ushtronte sistematikisht trafikimin e klandestineve, duke i ndihmuar ata ne kalimin e paligjshem te kufirit te gjelber me Greqine.

Diten e hene, 23-vjecari Allushi eshte ndaluar nga policia e Sarandes, qe me pare kishte grumbulluar ne rruge operative te dhena mbi veprimtarine e tij, duke u maskuar me udhetimet e organizuara prej tij me autobusin e linjes Sarande-Qafebote, dhe jo si zakonisht, me autovetura apo taksi. Arrestimi i te riut, lindur dhe banor i Fushe-Krujes, eshte bere nderkohe qe ai shoqeronte shtate persona ne autobusin e linjes, i cili u ndalua ne kryqezimin e fshatrave Vrine dhe Shendelli, duke udhetuar ne drejtim te Qafebotes.

Bashke me shtetasin Florian Allushi u shoqeruan edhe shtate personat, “kliente” te tij, per te cilet eshte mesuar se ishin nga Fushe-Kruja, Bulqiza, Kruja dhe Elbasani. Burimet policore konfirmuan se 23-vjecari Florian Allushi ka qene edhe me pare i denuar per te njejten veper penale.

Top Channel