Kukes, shperthimet e rruges demtojne shtepite

22/07/2009 08:15

Banoret e lagjes Shenelaz ne  fshatin Breglum te Komunes Terthore ne Kukes kane protestuar kunder ndertuesve te nje ure ne autostraden Morine-Kalimash, pasi thone se firma sipermarrese ka shperthyer disa mina ne beton, duke rrezikuar jeten e banoreve dhe duke shkaktuar deme ne banesa.

Dy-tre ditet e fundit aty jane pezulluar punimet, ndersa lagjja kerkon qe ne vendngjarje te shkojne ekspertet per vleresimin e gjendjes. Zona ne fjale gjendet 7 kilometra larg Kukesit, ne aksin e autostrades Durres-Kukes-Morine. Ne uren ku punon kompania maqedonase, “Granit”, ne Breglum, sic tregojne banoret, tri dite me pare jane shperthyer nje numer minash per te cmontuar disa kolona te shkurtra mbajtese te vincit.

Por, sic pretendojne ata, minatoret nuk jane kujdesur per te njoftuar lagjen para se behet shperthimi, dhe, sic tha nje amvise, vetem fati i ka shpetuar femijet qe ndodheshin te gjithe perjashta duke luajtur. “Na jane frikesuar femijet dhe e kemi pasur problem t’i sjellim ne vete, ishte nje shperthim i papritur dhe plot copa betoni rane ne tjegulla e ne kopsht”, thote ajo.

Shperthimi kishte ndodhur ne  mesdite dhe pa paralajmeruar. Kolonat mbi njeren nga kembet e ures qe ndodhet ne ndertim e siper jane vetem dhjetera metra larg nga banesat fshatare. Hajdar Abazi, nje burre 65 vjec, duke treguar guret qe kishin rene ne kopsht, tha se do te ankohej per te penalizuar ndertuesin e pakujdesshem dhe se per demin e shkaktuar kerkonte vleresim.

Aty ndodhen 11 familje qe  i bashkohen protestes. Ndersa burime jozyrtare te kompanise tregojne se cmontime te kolonave te tilla jane bere edhe me heret me mina, dhe se nuk eshte shkaktuar ndonje dem i dukshem. Kompania e urave ka pasur edhe me heret sherre me banoret lidhur me rrugen, ujesjellesin etj.

Top Channel