Berat shkeputet guri nga kalaja

22/07/2009 22:35

Nje ngjarje e rende ka ndodhur qytetin e Beratit. Nje gur me permasa te medha eshte shkeputur nga kalaja e ketij qyteti duke u rrokullisur me force mbi shtepite e shumta qe ka ne ate zone.

Nga shpejtesia e madhe qe guri ka marre ka demtuar vetem catite e shtepive, fatmiresisht pa shkaktuar viktima . Guri eshte ndalur pasi ka rene me force mbi nje automjet ne nje nga lagjet me te frekuentura te ketij qyteti, Mangalemi.

Makina eshte shkaterruar plotesisht ndersa drejtuesi i saj ka shpetuar pa demtime pasi vetem pak sekonda para renies se gurit kishte zbritur nga automjeti i tij.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banoret , te cilet ndihen te friksuar nga nje shkeputje e dyte e mundshme nga masivi shkembor.

 Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policore drejtues te qarkut dhe institucioneve vendore.

Top Channel