“Pushtimi’ i Henes, emocione edhe ne Shqiperi

20/07/2009 16:20

Zbritja e njeriut te pare ne hene ne 20 korrik te vitit 1969, ngjarje qe ndryshoi historine e botes eshte ndjekur me interes edhe ne Shqiperi.

Ndonese regjimi nuk e pasqyroi kete moment historik, orari i vone, 4.56 e mengjesit te dates 21 korrik nuk i ka penguar shume njerez ta ndjekin ate ne kanalin e RAI-t, televizionit italian.

Per Halil Sykjen, studentin e porsadiplomuar ne fizike, 20 korriku i vitit 1969 do te mbetet nje nga ditet me emocionuese.

“Me kujtohet se e kemi ndjekur hap pas hapi edhe hapin e vogel, por historik te Armstrong”, thote Sykja.

Per here te pare njeriu shkeli ne Hene, duke shembur nje nga barrierat me te medha te njerezimit. Ndryshe nga hamendjet,  atje u konstatua se nuk kishte gjallesa dhe bime dhe as oksigjen.

Endrra e njerezimit mbetet eksplorimi i planeteve te tjera, nje aventure qe do te zgjase gjate, por qe mban gjalle kureshtjen nese ka jete ne planete te tjera. Per kete kerkohen investime te medha dhe shume kurajo.

Sot kane kaluar, 40 vjet qe kur Apollo 11 zbriti ne Hene dhe austronautet amerikane vendosen flamurin e tyre atje.

Top Channel