PD reagon “bute”: Te hapur per bashkepunim me PS

18/07/2009 17:35

Partia Demokratike nepermjet zedheneses se saj, reagoi sot duke i konsideruar deklaratat e kryetarit socialist, Edi Rama si nje perpjekje te deshperuar per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.

“Persa i perket bashkepunimit me Partine Socialiste ne te ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur per nje gje te tille” u shpreh zedhenesja Erla Mehilli.

“PD i thote z.Rama se kercenimet, mallkimet dhe trillimet jane te pafuqishme per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Je ti ai qe mori mandatin e Fierit me vota dhe kuti te pavlefshme. Kutite e Beratit, Shkodres apo Tiranes nuk jane si kutite e Fierit z.Rama. Ato jane te numeruara, te certifikuara dhe te shpallura tashme”, thekson zedhenesja demokrate.

“E verteta eshte se ne harkun kohor te dy viteve, ti, partia dhe koalicioni qe drejtove doli dy here humbes. Persa i perket bashkepunimit me Partine Socialiste ne te ardhmen, Partia Demokratike mbetet e hapur. Qendrimi i kryeministrit Berisha ka qene dhe mbetet i hapur, natyrisht problematika jote personale nuk eshte axhende e kryeministrit. Bashkepunimi ndermjet forcave politike eshte nje trashegimi e cmuar dhe nje investim qe nuk mund te neperkembet nga askush, ku edhe vete z.Rama ka aksionet e tij. Ky eshte nje proces qe diktohet nga interesat e vendit dhe jo nga deshirat,  inatet individuale apo rezultatet deshperuese te zgjedhjeve”, perfundon Mehilli kunderpergjigjen ndaj kreut te selise roze.

Top Channel