Snajpera profesioniste jane derguar ne Australi, per te mbrojtur kolonite e pinguineve.
Vendosja e ketyre profesionisteve vjen pas vdekjes misterioze te 9 zogjve te kesaj race ne dy javet e fundit.
Trupat e gjymtuar te kafsheve, te njohur ndryshe si pinguinet magjistare, u gjeten ne nje park kombetar ne afersi te portit te qytetit te Sidnejit.
Dyshohet qe autore te “masakres” te kene qene qente e eger dhe dhelprat, te cilet nje pinguin i gjate 40 centimetra nuk eshte ne gjendje t’i perballoje.
Per te barazuar palet ne luftim jane derguar dy snajpera qe kane filluar te patrullojne dhe te mbrojne krijesat e vogla.
Qitesit i jane bashkuar nje grupi vullnetaresh qe prej kohesh ruajne pinguinet gjate oreve te nates, kur ata jane edhe me te thyeshem ndaj sulmeve.
Top Channel