Nano: Zgjedhjet deshtuan me numerimin

16/07/2009 21:45

Analisti Mustafa Nano, duke dhene nje vleresim per zgjedhjet e 28 qershorit eshte shprehur se ato arriten standartet gjate votimit, por deshtuan gjate numerimit.

“Duhet te dallojme dy gjera, mbi perkufizimin e procesit dhe kriteret qe e karakterizojne. Procesi zgjedhor filloi i qete, diten e pare nuk pati asgje. Por ka pasur probleme me numerimin e votave, qe lindin qofte per shkak te perberjes partizane te komisioneve, qofte edhe nga vullneti jopozitiv qe ekziston brenda partive”, ka deklaruar Nano.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Nano ka hedhur tone kritike edhe ndaj fushates elektorale.

“Nje pjese e rendesishme eshte edhe fushata, ku jane perdorur femije e jane derdhur leke pa mase”, ka theksuar Nano.

Ndersa persa i perket rolit te liderit te opozites, Edi Rama, ai eshte shprehur se duhet te largohet nga posti i kryetarit te PS.

“Jam rreshtuar perkrah Edi Rames ne fushate, por tani i them te hape rrugen sepse, ka pasur 4 vjet kohe, bere ndryshimet kushtetuese, zgjodhe Kodin Zgjedhor dhe mbajte te percare opoziten”, ka shtuar Nano.

Top Channel