Minxhozi: KQZ shkaterroi numerimin

16/07/2009 22:05

Kryeredaktori i revistes “Mapo”, Skender Minxhozi, duke folur per procesin zgjedhor ka deklaruar se ai degjeneroi me procesin e numerimit te votave.

“Ne keto zgjedhje gjithcka filloi ne procesin e numerimit. Policia dhe njerezit kane qene te qete, por sapo procesi ka kaluar ne duart e KZAZ-ve, ai eshte demtuar rende”, ka pohuar Minxhozi.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, ai ka kritikuar per kete pjese te procesit KQZ-ne, qe sipas tij ka vepruar i kapur nga politika.

“Ka nje KQZ qe shkel hapur Kodin Zgjedhor duke mos pranuar numerimin e disa kutive, megjithese sipas kodit komisioneret e kerkojne kete gje”, eshte shprehur Minxhozi, i cili nuk i ka kursyer kritikat edhe ndaj kryetarit te ketij institucioni, Arben Ristani.

“Kryetari saj eshte nje njeri politikisht anormal, me nje arrogance dhe me nje sjellje politike te skajshme dhe shume te lexueshme per publikun”, ka nenvizuar Minxhozi.

Ai ka shtuar me tej se rinumerimi i votave per disa KZAZ ka qene i nevojshem, duke pasur parasysh nje rezultat kaq te ngushte.

 

Top Channel