Dervishi: Numerimi, i pakontestueshem

16/07/2009 21:25

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Lutfi Dervishi ka deklaruar se procesi i numerimit te votave nuk mund te kontestohet, pasi ka qene me i monitoruari.

“Nuk kam dyshim per procesin e numerimit pasi ka qene me i monitoruari, permes kamerave dhe ka pasur nje flete votimi, jo disa sic eshte bere ne zgjedhjet e tjera, qe kane ndikuar tek procesi”, ka pohuar Dervishi.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, analisti ka nenvizuar se ceshtja qe shtrohet tani eshte formimi i qeverise.

“Ceshtja qe shtrohet eshte a do te kete nje qeveri stabel. A do te kete fryme bashkepunimi. Nuk prodhohet dot ajo mazhorance qe sundon plotesisht”, ka theksuar Dervishi.

Me tej, analisti ka hedhur nje kritike ndaj sistemit elektoral, i cili sipas tij ndonese ishte proporcional rajonal, ka pasur karakteristiken e mazhoritarit.

Top Channel