Burrel, Berisha “shpall” monarkine

16/07/2009 20:10

Kryeministri Berisha ishte ne Burrel per te peruruar shtatoren e Ahmet Zogut, kryeminister, president dhe me pas mbret ne Shqiperine e viteve 30.

Kryeministri Berisha, nga i cili nisi dy vjet me pare debati publik per rishkrimin e historise, shfrytezoi kete rast per te bere disa vleresime te forta historike.

Por se pari ai iu drejtua Leka Zogut me titullin e tij te kurorezimit, “madheria juaj Leka Zogu I”. “Madheria juaj, mbreti Leka Zogu i pare”, eshte shprehur Berisha.

Me pas, vendosjen e shtatores ai e cilesoi nje nder te madh qe i behet mbare kombit shqiptar. “Pavaresia u shpall ne Vlore. Shteti modern shqiptar nisi ketu ne Mat me burrin e madh te kombit, Ahmet Zogun”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri perdori fjalet “mençuri e jashtezakonshme”, “trimeri legjendare”, apo “vizion i pashoq” per te karakterizuar Ahmet Zogun si ndertues te shtetit modern shqiptar, apo si organizator i rezistences antifashiste.

“Gjate luftes, Mbreti Zog ia doli te organizoje rezistencen e shkelqyer antinaziste, antifashiste, e cila u perfaqesua nga burra te vertete si Abaz Kupi dhe burra te tjere te medhenj te kombit shqiptar, luftetare te paepur te lirise dhe dinjitetit kombetar”, ka theksuar Berisha.

Moslejimi gjate viteve te komunizmit per t’u kthyer ne atdhe, kishte sipas kryeministrit Berisha nje sfond ndikimesh rajonale.

“Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise”, ka pohuar kryeministri.

Per ta mbyllur serish, me nje adresim mbreteror per Leka Zogun. “Madheria juaj, Leka Zogu i pare, ndihem shume i nderuar qe ju jeni sot ketu dhe se bashku nderojme mbretin Zogu i Pare. Une ju garantoj se qeveria ime ushqen dhe do te ushqeje respektin dhe nderimin me te madh per vepren e pavdekshme te Ahmet Zogut”, ka shtuar Berisha.

Ky lloj trajtimi per pretendentin e fronit mbreteror vijon edhe ne njoftimin ne faqen zyrtare te kryeministrise, ku Leka Zogu cilesohet mese nje here “madheri”.

Me 6 shtator 2007, dy muaj nga zgjedhja si president i Republikes edhe Bamir Topi pas nje vizite ne rezidencen e trashegimtareve te Ahmet Zogut, e kishte cilesuar dy here pretendentin per fronin mbreteror “Naltmadhni”.

Kurse njoftimi ne faqen zyrtare te Presidences lajmeronte takimin e presidentit te Republikes me mbretin. Gje qe u korrigjua menjehere te nesermen.

Top Channel